Babai Klaus Gjasulës, futbollistit të Kombëtares, i është kthyer keq deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe, pas një statusi të tij ditën e djeshme.
Fatmir Gjasula ka komentuar në lajmin e Newsport.al, në të cilin Braçe ngacmonte tifozët e Tiranës në lidhje me protestën e djeshme të mbështetsëve të Sali Berishës para selisë së PD-së.
Në foton e publikuar nga Braçe dukej një protestues mbi shkallë, me bluzen e FK Tiranës veshur. “Nuk është në stadium, është tek selia e PD”, shkruante Braçe.
Për këtë, babai i Gjasulës nuk kursehet ndaj ish-zv.kryeministrit, duke e lëshuar fjalorin. “Hik mer legen sa i teke rakie, ke by*** ti me fol për Tironën”, shkruan Fatmir Gjasula.
Nuk është hera e parë në fakt që Erion Braçe ka përplasje me tifozët e Tiranës. Në shumë derbi, deputeti ka qenë pjesë tallëse e banderolave të tifozave bardheblu.
Braçe është një tifoz i thekur i Partizanit dhe nuk lë rast pa thumbuar rivalin e përjetshëm të të kuqve, Tiranën dhe tifozët bardheblu.