Shoqëria e Monikës dhe Ilirit prej javësh ka pësuar një krisje. E gjitha nisi me faktin, se Monika nuk shpëtoi balerinin, por Beatrix në një zinxhir nominimesh që nisi në shtëpi.
Dje, një tjetër debat është shënuar mes dyshes. Iliri, mbrëmjen e kaluar ka bërë një shaka në lidhje me kafshët që kishin hyrë në shtëpi dhe në batutën e tij kishte përfshirë dhe Monikën. Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer aktores, e cila dëgjohet duke thënë se “treshe” mund ta bëjë me bashkëshorten e tij.
“Shakatë shkojnë deri diku. Atë lopën treshe ta bëjnë me grun e vet’– thotë Monika Lubonja e cila shihet e indinjuar nga ajo që i ka thënë Iliri.
Nuk dihet se në cilin moment balerini i bëri këtë propozim aktores por duket se ajo është ndjerë e fyer nga kjo gjë./Shqiperiaime.com.al