“Policia ‘u hoqi fitoren’ nga dora”/ Artan Hoxha nxjerr foton e “dashit” që hapi derën e PD

Gazetari Artan Hoxha ka ndarë një foto në rrjetet sociale të një hekuri që sipas tij është përdorur në protestën e 8 Janarit nga mbështetësit e Berishës për të hapur dyert e selisë.

Artan Hoxha thotë se kjo “armë” u mbajt nga 8 persona njëherësh dhe shpartalloi derën nga krahu i xhamisë pak para se të ndërhynte policia dhe “t’u hiqte fitoren nga dora”.

“Ky eshte nje mjet i improvizuar, i perdorur per here te pare, gjate nje proteste “paqesore” ne Shqiperi. Saldatoret hekurpunues te Berishes, e kane ndertuar per te thyer dyert e blinduara te selise se PD-se, nga kovaçet saldatore te Bashes. Ne lashtesi quhej “dash”, nisur nga fakti se imitonte sulmin me brire te dashit. Ushtrite sulmuese e perdornin “dashin” per te thyer me force dyertë e perforcuara te keshtjellave…

Ne fakt vetem kjo “arme”, e mbajtur nga tete persona njeheresh, e shpartalloi rezistencen e deres se blinduar te PD-se nga krahu i xhamise. Menjehere pas shperthimit te deres, nderhyri policia me gaz lotsjelles dhe ua hoqi fitoren nga dora, “permbaruesve” te Berishes”, shkruan Artan Hoxha.

"Policia 'u hoqi fitoren' nga dora"/ Artan Hoxha nxjerr foton e "dashit" që hapi derën e PD

 

Author: admin