Seanca e parë parlamentare në këtë sesion të ri do të zhvillohet në datën 17 Janar në orën 17:00. Mësohet se në seancën e parë për vitin 2022, do të marrë pjesë dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, i cili do të jetë në vendin tonë në një vizitë zyrtare.
Erdogan do të mbajë një fjalë përshëndetëse. Presidenti turk do të vijë për inaugurimin e 524 apartamenteve të banimit në Bashkinë e Kurbinit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, që kanë përfunduar
Mirëpo ajo që bie në sy është që ardhja në Shqipëri e Erdoganit është në ditën që përkon me përvjetorin e ndarjes nga jeta të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti.
Gjergj Kastriot Skënderbeu, që udhëhoqi luftën kundër Perandorisë Osmane do të përkujtohet këtë herë pikërisht me ardhjen e Presidentit të Turqisë.
Mbetet për tu parë nëse politikanët do gjejnë kohën që të shoqërojnë Erdoganin edhe të përkujtojnë heroin e Kombit.
Presidenti turk do të vijë për inaugurimin e 524 apartamenteve të banimit në Bashkinë e Kurbinit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, që tashmë kanë përfunduar dhe janë gati të presin familjet në janar 2022.