Një tjetër super bashkëpunim sapo është konfirmuar. Ronela Hajati dhe MatoLale kanë bashkuar forcat për një këngë që me siguri do na shoqërojë gjatë. Lajmin e kanë konfirmuar vetë artistët përmes disa statusesh në Instagram.
Ishte Ronela ajo që shkroi në Instastory: “MatoLale më tha një zog shumë i vogël që xhirojmë video javës tjetër. Nuk e di a të tha dhe ty!”
Ky postim është rishpërndarë nga reperi në llogarinë e tij, i cili ka zbuluar se janë gati për xhirimet e klipit por ende nuk i kanë realizuar pasi Ronela ka rishikuar këngën.
“Mua më tha thuaji Ronelës mos ta prekë më këngën por xhironi se na plasët. Shoqata e zogjve tr.”- ka shkruar Mato të cilit Ronela ia kthen: “Si punë meraku më shumë a kupton?”.
E dimë që Ronela është natyrë perfeksioniste, por urojmë ta heqë sa më parë “merakun” se duam të dëgjojmë këngën!
Kujtojmë se kjo ka qenë një periudhë shumë e ngarkuar me Ronelën, pasi fitoi Festivalin e RTSH-së, tani nis puna për përfaqësimin në Eurovizion, në maj të këtij viti, por kjo nuk do të thotë që këngëtarja nuk do të sjellë hite të reja.