Këngëtarja e famshme në Serbi e pranon pa frikë dhe e thotë me zë të lart: Jam shqiptare, nuk e mohoj

Edita është një këngëtare e famshme në Serbi, por është me origjinë shqiptare. Në një lidhje në Abc e Pasdites, Edita Aradinovic tha se është shumë e gëzuar dhe se është nder për të, që për herë të parë, po jep një intervistë për Shqipërinë që është njëkohësisht edhe origjina.

Ajo shtoi se nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri, por do të vijë me siguri sapo të rregullohet situata me COVID-19, që është kudo problem.

Ermali i thotë se “nëse vjen në Shqipëri do të martohem me ty”, deklaratë që krijon një atmosferë të këndshme, ndërsa Edita tha duke qeshur se “ky është komplimenti më i mirë që mund të marrë”.

“Po unë kam lindur në Serbi, u rrita atje dhe ka shumë shqiptarë që jetojnë në Serbi. Babai im ishte nga Kosova, Prishtina, ndërsa mamaja ime është gjysmë egjiptiane.

Unë kam kënduar në Serbi në gjuhën serbe por kam miq të mirë nga Shqipëria, sidomos artistë dhe aktorë”, tha ajo, duke përmendur madje dhe emra.

Flori Mumajesi, Dafina Zeqiri, Loredana ishin disa nga artistët shqiptarë që Edita i njihte mirë, madje i dinte edhe këngët e tyre.

 

Author: admin