Protestuesit vijojnë mbështetjen për Berishën, nga gjykata foto me dy gishtat lart

34 protestues do të njihen sot me masën e sigurisë në Gjykatë.

Të pranishëm janë edhe deputetë ndërsa nuk kanë munguar momentet kur protestuesit bëjnë selfie me dy gishtat lart.

Mes protestuesve është edhe këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit “Stresi”.

Protestuesit me dy gishta lart bëjnë foto, ndërsa nuk i kursejnë as thirrjet “Basha ik”.

Personat që janë vënë në pranga për aktet e dhu nshme të ndodhura më 8 janar në godinën e selisë së PD janë:

Shaban Halili, Gentjan Lamnica, Agron Gjura, Xhevahir Georgiev, Alban Zaimi, Arkimed Lushaj, Hajredin Gjura, Denis Luku, Valdrin Dervishaj, Arben Dervishaj, Orges Dervishaj, Qendrim Dervishaj, Arben Dervishaj, Selman Krasniqi, Albano Sotolaj, Ber Begeja, Duleman Marku, Mirash Rrathtori, Emiliano Çekini, Gjon Pepaj, Klavdo Çekini, Armando Çardaku, Agustin Pali, Oltion Zenelaj, Albi Peti, Arian Mezini, Ardian Myrto, Ylli Gosturani, Armando Alldervishi, Vendim Demaj, Afrim Deda, Sokol Ndreu, Orian Meta dhe Stivi Luku./Shqiperiaime.com.al

Author: portali