Protesta në PD, Escobar ‘shuplakë’ Berishës: Nuk merret partia me forcë, për të ardhur keq

SHBA i ka dhënë një tjetër shuplakë Sali Berishës duke dënuar përpjekjet e tij për të rimarrë me dhunë Partinë Demokratike. Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën në protestën e 8 janarit në selinë e PD-së, ndërsa bëri të qartë se jo çdo anëtar i PD është aleat i SHBA-ve për momentin.

“Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit në një përpjeke për të marrë nën kontroll një parti politike. Ne e dënojmë këtë. Jo gjithkush që pretendon se është anëtar i PD është i partner i rëndësishëm i joni tani”, tha Eskobar në një intervistë për VOA.

Për shkak të prostatës së dhunshme dhe cenimit të jetës së demokratëve dhe deputetëve brenda selisë blu, një ditë më parë Sali Berisha u përjashtua nga parti që themeloi dhe drejtoi për 22 vite. Me vendim të Kryesisë së PD, Berisha u përjashtua përfundimisht nga PD, ndërsa më 9 shtator 2021 ishte përjashtuar nga grupi parlamentar demokrat pas shpalljes “non grata” nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë në vend./Shqiperia ime.com.al

Author: portali