Nga sot dhe për disa ditë në vazhdim vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata por edhe të ftohta njëkohësisht, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Gjatë orëve të mëngjesit në zonat luginore parashikohet mjegull e dendur apo mjegullinë si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore për shkak të temperaturave të ulta.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera herës 13-15m/s.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore -10 deri -1°C
në zona e ulëta -4 deri 7°C
në zona bregdetare -1 deri 9°C./Shqiperia ime.com.al