Mbështetësi i ish-kryeministrit Sali Berisha, Çlirim Gjata u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se në selinë e PD-së gjatë protestës së 8 Janarit kishte grup të armatosur paramilitar, që sipas tij, godiste demokratët.
Gjata shkon më tej kur thotë se në tarracën e godinës së Partisë Demokratike kishte personazhe publikë të cilët ishin familjarë të personave që ishin pjesë e grupit paramilitar brenda PD-së.
“Ky është momenti”, kryeministri Rama del me thirrjen e rëndësishme që në mëngjes (VIDEO)
“Mos ka ndodhur ndonjë gjë more aman”, Artan Hoxha kap ‘gafën’ dhe del me reagimin e papritur: Ëndrra janë, bën vaki dhe s’dalin!
Pas mungesës së papritur, Arbana Osmani nxjerr publikisht mesazhin e Arbër Hajdarit, ja çfarë i ka shkruar opinionisti
Sipas Çlirim Gjatës, ditët në vijim do të publikohen foto të këtyre personave.
Çlirim Gjata: E di ti se familjarë, të afërt të personazheve publike kanë qenë në tarracë të armatosur me grupin paramilitar, në tarracën e PD-së?
Blendi Fevziu: Ma thuaj kush?
Çlirim Gjata: Do ta shohim me foto përditë. Familjarë shumë të afërt, do t’i shohim, që sot bërtasin edhe dalin e mbrojnë sikur ç’a u bë sepse kishin njerëzit e tyre të afërt në grupin paramilitar të armatosur që godiste demokratët.
Blendi Fevziu: Njerëz të PD-së apo PS-së?
Çlirim Gjata: Jo jo jo, njerëz personazhe publike që pretendojnë se nuk janë as me njërin as me tjetrin. Një familjar shumë të afërt.