Prej pak ditësh temperaturat në vendin tonë kanë rënë ndjeshëm, ndërsa sinoptikanët parashikojnë se për gjatë gjithë javës së ardhshme termometri do të jetë në rënie.
I ftohti i acartë ka prekur të gjithë rajonin, me temperatura rekord deri në minus 31 gradë celcius në Sarajevë.
Sakaq, Ujësjellësi i Devollit paralajmëron qytetarët për një fenomen që në këto zona është thuajse i zakonshëm. Atë të ngrirjes së ujit në tubacion gjatë të ftohtit ekstrem.
Ujësjellësi i bën thirrje banorëve të marrin masa për mbrojtjen e tubacioneve, në mënyrë që të mos ngrinë gjatë temperaturave nën zero./Shqiperia ime.com.al