Armina Mevlani ka dhënë mendimet e saj në lidhje me seksin dhe tradhëtinë. Armina te ‘Goca dhe gra’ u shpreh se para shumë vitesh, kur ajo ka nisur lidhjen e saj e gjykonte tradhtinë tepër të rëndë, ndërsa sot e mendon ndryshe.
Sipas Mevlanit, tradhti do të ishte një lidhje paralele e partnerit me dikë tjetër, ndërsa nga ana seksuale nuk e sheh si tradhti nëse ndodh për ‘one night stand’.
“Jam nga ato që i fus në dy kategori të ndryshme, e para është ‘one night stand’ dhe e dyta është një lidhje paralele. Për mua tradhtia tamam është lidhja paralele sepse do të thotë se personi ka edhe një lidhje shpirtërore me personin tjetër, kjo është pak shqetësuese sepse do të thotë se me ty janë shkëputur disa fije lidhëse nga ana shpirtërore, që është më e rëndësishme se ajo seksuale.
Për mua ana seksuale është mekanike kur ndodh në një tradhti në një moment të caktuar. Nuk jam nga ata njerëzit që tradhtinë e shoh si gjënë më të tmerrshme që mund të ndodhi në një marrëdhënie, nëse do më ndodhte gjëja e parë do ishte të ulesha dhe diskutoja me partnerin se pse ka ndodhur. Do pyesja edhe veten! Edhe tani në një marrëdhënie që jam kaq vjet, bëj 8 vjet, e pyes veten. Në të 20-tat kur u futa në lidhje e gjykoja tradhtinë dhe thoja se do thyeja shtëpinë, tani kanë kaluar vitet dhe mendoj ndryshe”, u shpreh Armina