Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka akuzuar zyrtarin e Policisë së Shtetit Tonin Vocaj se ka mbajtur padrejtësisht zyrtarë të PD në qeli për 72 orë.
“E përsëris, është kriminel. Është një njeri që ka inskenuar ngjarje të pavërtetë për të implikuar individë të pafajshëm në ngjarje të sajuara prej tij. Personalisht ka mbajtur 11 zyrtarë të PD me urdhra ndalimi të paligjshëm të Policisë së Shtetit, e dini pse? Kanë lagur me ujë protestuesit”, tha Bardhi në emisionin “Opinion”.
Përmes një mesazhi Tonin Vocaj u shpreh se këto janë shpifje dhe do të dërgojë një kallëzim penal ndaj zyrtarit të PD-së.
“Lidhur me deklaratat e Zotit Gazment Bardhi ne emisionin tuaj, hedh poshte me neveri te gjithe shpifjet dhe akuzat qe hedhin balte mbi figuren time dhe ate te Policise se Shtetit. Kam 40 vite pa nderprerje qe jam pjese e Policise se Shtetit dhe gjate gjithe karrieres time nuk kam qene asnjehere pjese e inskenimeve dhe manipulimit te provave, por kam ushtruar detyren time me devotshmeri dhe pergjegjshmeri vetem ne zbatim te ligjit. Pas ketyre akuzave, jam duke konsideruar me seriozitet nje kallzim penal per shpifje ndaj zotit Bardhi”, informoi Vocaj.
Bardhi: Pushka Top! Të gjitha informacionet që i janë dërguar partnerëve, është kriminel, e përsëris, që ka tentuar të inskinojë ngjarje të pavërteta për të përfshirë individë të pafajshëm. Ka mbajtur 11 persona në burg pse kanë lagur me ujë protestuesit.