Moderatorja Alketa Vejsiu ka zbuluar se është infektuar me variantin e ri të COVID-19, Omicron.Dhe teksa qëndron e izoluar në shtëpi, gjeti kohën për të zhvilluar një bashkëbisedim virtual me ndjekësit, të cilët e pyetën për gjendjen e saj dhe simptomat.
“Si grip i lehtë! Dhimbje fyti, kollë dhe pak debulesë. Më i lehtë se COVID. Ndoshta ka ndihmuar vaksinimi (2 doza) dhe fakti që e kam kaluar njëherë vjet COVID. Tamponin nga hunda e bëra”, tha prezantuesja.
“Këmbështrembëse e paparë, as lekët që ke
Ndërsa një prej tyre e ka komentuar për pamjen e saj duke e quajtur një këmbështrembëse, që ‘as lekët nuk ia rregullojnë dot’.
“Këmbështrembëse e paparë, as lekët që ke
“Si ndihesh që je kaq me fat edhe pse je një këmbështrembëse e papame që as lekët që ke s’ti rregullojnë?”– e pyeti një prej ndjekësve.
“Këmbështrembëse e paparë, as lekët që ke
Ndërsa Alketa Vejsiu iu përgjigj: “Hahahaha zemër mos u mërzit për këmbët e mia, i kam pikë të fortë ato. Kam ngjitur malore, kam ecur në rrugë me gropa, kam vrapuar. Nuk janë shtrembëruar, janë forcuar muskujt. Ato këmbë më mbajnë në këmbë. Mendoj që kam fat, mendoj që di të zgjedh. Ti mos u mërzit zemër.”