Nga xhamia e Et’hem Beut në kuvend, zbardhet agjenda e Erdogan në Tiranë

Presidenti turk Recep Tajip Erdogan, vjen të hënën për një vizitë një ditore në Tiranë.

Sikurse mësohet ai do të pritet në aeroportin e Rinasit nga kryeministri Edi Rama në orën 09:00 ku më pas do të udhëtojnë drejt Kurbinit, në përurimin e 524 apartamenteve të ndërtuara me donacionet e qeverisë turke për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Rreth orës 14:00 pritet të zhvillohet takimi në Kryeministri, ndërsa në orën 14:30 do të mbahet konferenca për mediat. Erdogan do të vizitojë edhe Xhaminë e Et’hem Beut, e cila është restauruar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Ai do të jetë i pranishëm edhe në kuvend, ku do të mbajë fjalën e tij, ndërsa në orën 19:00 do të largohet nga Tirana./Opinion.al

Author: admin