PC Mark Lee, një polic nga Uellsi po gjykohet për thyerjen e rregullave anti-covid kur bota ishte në izolim.
43 vjeçari mohoi se ai ishte fajtor për sjellje të pahijshme kur bëri një shëtitje në Snowdonia me të fejuarën e tij Emma – tani gruan e tij – dhe djalin e saj të vogël që është autik.
Gjatë mbrojtjes së tij ai citoi këngëtaren shqiptare Rita Ora, prezantuesen televizive Kay Burley dhe futbollistët Kyle Walker dhe Jack Grealish, si shkelës të supozuar të rregullave ndaj të cilëve nuk u ndërmor asnjë masë.
Ndërkohë, një thyerje të madhe rregullash kishte bërë në nëntor të vitit 2020 edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, të cilën avokati i policit e ka marrë si një nga shembujt që nuk është dënuar.
Rita kishte organizuar një festë ilegale në restorantin “Casa Cruiz” në Londër për ditëlindjen e saj të 30-të, në një periudhë që Mbretëria e Bashkuar ndodhej në izolim dhe tubimet me njerëz ishin rreptësishtë të ndaluara.
Kjo festë ishte ndërprerë nga policia dhe këngëtarja shqiptare kishte pranuar të paguante një gjobë vullnetare prej 10 mijë funtesh, nën premtimin se nuk do ta përsëriste më këtë gabim.