‘E dija që ta nxin jetën’, Bjordi flet për serialin me Ermal Mamaqin. Zbulon emrin e aktores më hot

Bjordi Mezini, regjisori i serialit ‘HOT’ që pati sukses në sezonin e tij të parë ka folur për bashkëpunimin me Ermal Mamaqin.

Në emisionin ‘D Night’ tha se kishte dëgjuar që në punë, Ermali ta nxin jetën, por në fakt ia lehtësoi.

Ndërsa për emrin e aktores më hot në seria hezitoi ta thoshte, por më pas zgjodhi të thoshte Ingrit Gjoni.

Bjordi Mezini: Unë e dija që ta nxin jetën, por ma lehtësoi jetën me thënë të drejtën. Lindi rastësisht, Tani pati një ide, kontaktoi Ermalin. Atij i pëlqeu derisa u realizua. Për mua pati më shumë sukses sesa priste.

Aktorja më hot e serialit, duke i menduar të gjitha situatat, ishte Ingrit Gjoni

Author: admin