Ka shumë hile ushqimore që qarkullojnë në TikTok.
Por njëra prej tyre ka shpërthyer që kur përdoruesja e njohur Emily Mariko e ndau atë në llogarinë e saj vitin e kaluar dhe do ta bëjë ringrohjen e orizit shumë më të shijshëm për t’u ngrënë.
Videoja është parë mbi 80 milionë herë dhe ka marrë gati tetë milionë pëlqime.
Pothuajse të gjithë e kanë parë videon e Emilyt duke bërë një tas me oriz me salmon, por ka një hile, në veçanti, që ajo përdor që ka marrë pjesën më të madhe të vëmendjes.
Emily përdor orizin e mbetur, merr një kub të vetëm akulli dhe e vendos sipër përpara se ta vendosë me mikrovalë.
https://www.tiktok.com/music/original-sound-7010506569431534342?sender_device=mobile&sender_web_id=7051571291569374725&is_from_webapp=v2&is_copy_url=0
Pasi orizi të nxehet, mund ta hidhni kubin e akullit dhe të shijoni një tas me oriz të gatuar në avull.
Në vend që të shkrihet kubi i akullit, ai ndihmon në avullimin e orizit, duke e mbajtur strukturën e tij të butë pa e tharë atë. /Telegrafi/inforculture.info