Nëna e Noizyt i kërkon të martohet, ja përgjigja ‘epike’ e reperit (FOTO)

Nëna i kërkon të martohet, Noizy i thotë se është e re akoma që të bëhet vjehërr

Reperi, Rigels Rajku i njohur me emrin artistik ‘Noizy’ ka treguar se nëna e tij i ka kërkuar atij që të martohet, pasi që dëshiron të bëhet vjehërr.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku ka publikuar fotografi me nënën.

“Mama thotë do me u bo vjehërr, unë i them je e re akoma”, shkroi Noizy.

Kështu që përmes këtij postimi ai thekson se nuk i ka të afërta planet për martesë./Shqiperia ime.com.al

Author: portali