Sizmiologët grekë kanë folur në lidhje me një zhurmë që po frikëson prej shumë ditësh banorët e lagjes “Meteora” në Selanik.
Costas Papazachos, Profesor i Gjeoshkencës na Universitetin e Selanikut tha për mediat greke se zhurma nuk ka të bëjë me ndonjë paralajmërim për tërmet apo diçka tjetër që lidhet me fenomene natyrore në zonë.
“Nuk bëhet fjalë për një zhurmë që ka të bëjë me nëj fenomen natyror. Ajo duket të jetë një zhurmë e shkaktuar nga diçka tjetër, që duhet ta gjejnë autoritetet përkatëse. Zhurma është e ndërprerë dhe ndodh kryesisht gjatë natës, prandaj mendoj që nuk ka të bëjë me një fenomen natyror dhe aq më pak të jetë paralajmëruese e ndonjë tërmeti”, tha ai.
Banorët e lagjes Meteora në Selanik u mblodhën në qendër të saj dhe treguan për mediat se çdo natë dëgjojnë një zhurmë të çuditshme që vjen nga toka./Shqiperia ime.com.al