Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Eltion Merja, balerini i njohur që përfundoi eksperiencën në “Big Brother Vip” spektaklin e kaluar.
I njohur përgjithësisht si Tokja, ai rikomentoi debatin e bujshëm të 11 viteve më parë me Ilirin, ndërsa zbuloi edhe detaje që nuk mundi t’i tregonte gjatë qendrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
I pyetur nga Bieta për jetën personale, veçanërisht për historinë e dashurisë me Rovena Dilon për të cilën u shkruajt nëpër portale, Tokja refuzoi të fliste.
“Është diçka që i përket të shkuarës dhe nuk kam dëshirë ta komentoj”, u shpreh ai.
Bieta: Kujtim i bukur?
Eltioni: Unë gjithnjë kam kujtime të bukura, nuk kam kujtime të shëmtuara në jetë…
Bieta: Aktualisht je i lidhur?
Eltioni: Po!./Shqiperia ime.com.al