Një fenomen i rrallë, i cili ka dhuruar spektakël në rrjet ka ndodhur në shkretëtirën e Saharasë.
Si rrallë herë kjo shkretëtirë është mbuluar nga dëbora pasi temperatura ranë nën zero. Ky është një fenomen shumë i rrallë dhe i mrekullueshëm, pasi temperaturat aty janë shumë të larta gjatë gjithë vitit.
Ka qenë fotografi Karim Bouchetata, ai i cili ka fiksuar disa imazhe nga Saharaja e mbuluar me dëborë, dhe pamjet janë përhapur në të gjithë botën.
Më herët, dëbora ka mbuluar Saharanë dhe në vitin 1979, 2016, 2018 dhe 2021.
Shkretëtira e Saharasë përbën pjesën më të madhe të Afrikës Veriore dhe ka pasur disa herë ndryshime të temperaturës dhe lagështirës në qindra mijëra vitet e fundit./inforculture.info