Të gjithë i kemi komentuar vajzat që nxjerrin trupin dhe format, apo reklamojnë veshjet në Instagram.
Nga menyra se si postohen fotot, me imazh te kuruar ne detaj, duket sikur të gjithë kohën ia dedikojnë modës e Instagramit. Por nuk është kështu. Magalina Saqellari vërteton të kundërtën. Ajo është ekonomiste dhe blogere. Gjatë intervistës së saj për Trending, Magalina ka prekur një nga “makthet” më të shpeshta të vajzave shqiptare.
“Fotot m’i bën i fejuari edhe pse me ankesa: Po më shohin të gjithë kur të bëj foto. Dhe reallisht na shohin kur bëjmë foto në rrugë, por nuk duhet të jetë turp sepse nuk po bëjmë asgjë të keqe, nuk është turp. Ndonjëherë të bezdisin shikimet dhe njerëzit që habiten”, tregon Magalina.Shikofotot
Blogerja sipmatike komenton edhe veshjet e shqiptarëve, ndërsa thekson se vitet e fundit shijet e pupullit shqiptar janë përmirësuar. Teksa komenton veshjet firmato, Magalina shprehet: “Ne bëjmë të pamundurën për të pasur një Çantë LV ose në rrip Gucci të cilat nuk i përballon dot një vajzë normale që punon apo është në shkollë. Mua më pëlqen vetja me gjërat normale që mund t’i gjej në treg.
Nuk kemi pse ndikohemi nga gjëra që i kanë njerëz, të cilat për momentin nuk mund t’i arrijmë. Nëse do të më jepej mundësia do ta blija edhe unë diçka firmato, sepse ajo të zbukuron veshjen, të jep potencë”.