Gazetari në SHBA Robert Papa ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Duke marrë shkas nga sanksionet e vendosura mbrëmjen e së mërkurës nga Departamenti Amerikan i Thesarit, ndaj anëtarit serb të presidencës tre anëtarëshe të Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, Papa tha se amerikanët do vijojnë luftën ndaj polikanëve të korruptuar në Ballkan.
Pjesë nga intervista:
Robert, Milorad Dodik ishte i pari, por a mund të shohim sanksione edhe ndaj liderëve shqiptarë?
Papa: Ata e kanë theksuar se lufta ndaj korrupsionit dhe atyre që prishin platformat amerikane do ti luftojnë. Drejtuesit në Ballkan thuajse të gjithë janë të korruptuar dhe Dodik është një nga emrat e publikuar. SHBA po angazhohet në Ballkan dhe nuk po e lë këtë zonën nën ndikimin rus.