
Tradhëtia mes çifteve mbetet një temë që ha diskutime pafund. Të dy gjinitë tradhëtojnë. Por a është njëlloj e rëndë tradhëtia si për meshkujt dhe për femrat?
Një studim sugjeron se arsyet se përse dikush tradhton mund të dallojnë në bazë të gjinisë.




Një anketim i cili ka përfshirë 2.000 amerikanë dhe evropianë, ka zbuluar se arsyet prapa tradhtisë te meshkujt dhe femrat janë krejtësisht ndryshe.
Kur ishin pyetur se përse e kishin tradhtuar lidhjen, femrat amerikane dhe ato evropiane e kishin pasur përgjigjen e njëjtë: Ndiheshin se partneri nuk po u kushton vëmendje mjaftueshëm!
Pra shumica e arsyetimeve se përse gratë tradhtojnë kanë qenë të ngjashme mes tyre, duke thënë se personi me të cilin e kanë tradhtuar partnerin ka qenë gjithmonë aty për to, dhe se gjithmonë kanë pasur dyshime për lidhjen.




Por kur meshkujve u është bërë e njëjta pyetje, përgjigjet kishin qenë më ndryshe. Meshkujt evropianë dhe amerikanë kishin thënë se e kishin tradhtuar partneren për shkak se dikush tjetër kishte qenë shumë atraktive/joshëse!
Arsye tjera se përse meshkujt kanë tradhtuar, kanë qenë mungesa e seksit të mjaftueshëm në lidhje, janë ngacmuar shpesh nga femra atraktive, etj.




Duke u bazuar në këtë anketim, ekspertët thonë se meshkujt janë më të përqendruar në aktin e tradhtisë fizike, ndërsa femrat tradhtojnë emocionalisht!
Përndryshe, autorët e studimit kanë treguar se gratë kanë më shumë vetëkontroll sesa meshkujt.