
Vetëm një ditë më parë, reperi shumë i dashur për publikun shqiptar Ledri Vula, lançoi këngën e tij të re dhe të fundit për këtë vit. Projekti i tij titullohet “Amerikana” dhe klikimet e tij në Youtube po rriten çdo moment.
Në këtë klip, Ledri shfaqet pranë disa modeleve seksi në disa skena disi të nxehta. Në fakt gjëra që i shohish shpesh në jetën e një artisti, e aq më pak një këngëtari.
Por, çfarë mendimi ka Sara për modelet që marrin pjesë në videoklipet e Ledrit. Kjo pyetje i është bërë së fundmi në një ‘Ask a question’ në Instagram. Teksa ka publikuar një pjesë nga kënga Sara ka shkruar: “Kanë lezet.” /News31