Adelina Berisha reagon pasi i vodhën 10 mijë euro dhe bizhuteri me vlerë të madhe

Këngëtarja e njohur kosovare, Adelina Berisha, ka rënë pre e një grabitje.

Sipas policisë, hajdutët kanë arritur të hyjnë në shtëpinë e këngëtares dhe aty kanë arritur të marrin një shumë të madhe parash të thata dhe disa stoli ari.

Ka qenë vetë Adelina Berisha, e cila ka bërë denoncimin për grabitjen në polici, ku ka dhënë edhe deklaratën e saj.

Mësohet se këngëtares i janë vjedhur rreth 10 mijë euro, si dhe stoli të arit, vlera e të cilave nuk dihet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar Adelina Berisha, e cila ka konfirmuar aktin, duke thënë se ishte planifikuar për një kohë të gjatë, pasi askush nga familjarët e saj nuk kanë qenë në shtëpi kur ka ndodhur vjedhja.

Lidhur me gjendjen e saj shëndetësore apo psikologjike pas situatës së ndodhur, këngëtarja u shpreh se është mirë.

“Mirë por nuk kemi qenë askush në shtëpi, kemi qenë në një aheng familjar”, tha Adelina.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja Adelina Berisha bie pre e sulmeve të tilla, pasi në vitin 2016, asaj i dogjën makinën, ku një person kishte thyer xhamin me gurë dhe i kishte hedhur benzinë, duke i vënë flakën.

Author: admin