
Një profil në Instagram me emrin e moderatorit të njohur Adi Krasta, ka postuar ditën e sotme një foto të vjetër, ku duket me njërin sy të nxirë në pjesën e poshtme të tij. Këtë foto ai e ka lënë pa koment, duke mos dashur të thotë asgjë rreth saj, por janë komentuesit ata që ia kujtojnë ngjarjen që ka lidhje me këtë foto.





Bëhet fjalë për një histori rrahjeje që bëri shumë bujë në vitet ’90-të. Sakaq, duhet të theksohet se nuk dihet nëse ky profil ne rrjetet sociale menaxhohet nga vetë Krasta apo jo. Megjithate, historia e fotos eshte e vertete. Gjithçka ndodhi në një prej spektakleve të para të tij pas viteve ’90-të, “12 vallëzime pa një të shtunë”.
Motivet e rrahjes sipas medias së asaj kohe, ishin pasi Krasta kishte komplimentuar një vajzë të ftuar nga publiku në skenë, që siç u tha, ishte e lidhur me një tip të fortë. Më pas moderatori u rrah keqas brenda një dyqani, ndodhi kjo që tro/nditi atëherë opinionin pu/blik.