Agron Llakaj tregon mes lotësh çfarë ka bërë tre ditë pas ndarjes nga jeta së motrës

Pak më shumë se 2 muaj më parë, motra e aktorit të njohur të humorit, Agron Llakaj, ka humbur betejën me sëmundjen e COVID-19 dhe ka ndërruar jetë.

I ftuar në “Vizion Plus”, aktori nuk arriti të ndalte lotët dhe emocionet e shumta, teksa ritregonte këtë histori pikëlluese të tijën.

Ai kujtoi këtë ngjarje mjaft të hidhur për të, dhe mes lotësh, aktori tregoi se 3 ditë pas ndarjes së saj nga jeta, fatkeqsisht iu desh të ngjitej në skenë.

Agron Llakaj tha për publikun se kjo gjë është një realitet shumë i vështirë, por “kështu e ka bërë Zoti artistin, që të dalë mbi veten”.

“Në ditën e tretë që humba motrën kam dalë në skenë. Më falni, ju kërkoj ndjesë. Gjithsesi jeta e tillë është, ishim të papërgatitur. Të më falë dhe publiku, se s’doja t’i falja lot sot në këtë ditë. Artistin kështu e ka bërë Zoti, duhet të dalë mbi veten, në fund të fundit ka një rol.

Është sakrilegj, jo sakrificë. Realitet i vështirë por ia kemi dalë dhe ia kemi dhënë atë kurorë buzëqeshje, të qeshure publikut. Sepse në fund të fundit mendoj se ndoshta e qeshura mund shumë gjëra, jep besim për jetën”, tha aktori i humorit.

Author: admin