“Ah sheiku, sheiku…”! Kejvina Kthella tregon se kush ia paguan pushimet në Dubai

Modeja nga Shqipëria, Kejvina Kthella, ka disa ditë ndodhet për pushime në Dubai. Ajo është e shoqëruar me dy modelet dhe ish-aktoret nga Kosova, Arta Nitaj dhe Arta Elezaj.

Derisa janë aktive dhe shpesh publikojnë imazhe e video në rrjetet sociale, vajzat komentohen në masë të madhe për luksin e jetën që bëjnë.

Gjatë këtyre ditëve, bukuroshet kanë marrë komente nga më të ndryshmet gjë që ka bërë të ketë një reagim nga ish-velina e “Xing me Ermalin”.

“Ah sheiku sheiku”, ka shkruar ajo në një nga postimet e fundit duke bërë një ironizim lidhur me këtë. Përkundër aludimeve e reagimeve, yjet e shoëbizit po argëtohen në masë të madhe.

Ato tani janë bërë pjesë e çdo diskutimi në faqet rozë e gjithashtu edhe në rrjetet më të frekuentuara sociale.Jo vetëm Kejvina, por pjesa më e madhe e vajzave të shoubizit tonë, zgjedhin Dubain për pushime.

Por, për një pjesë të mirë prej tyre gjithmonë ka pasur dyshime dhe akuza nga ndjekësit që pushimet luksoze në Dubai apo vende të tjera mahnitëse i sigurojnë duke punuar si ‘eskortë’.

 

Author: admin