Aleks Visha luan mendsh anglezët: Po na sfidon shqiptari nga Kukësi, mbreti i ‘TikTok’

E përditshmja “Daily Mail” ka botuar sot një artikull në të cilin vendos në qendër të vëmendjes shqiptarët të cilët janë pjesë botës së k rimit të dëbuar nga Britania e Madhe, por që janë rikthyer përsëri atje.

Lidhur me këtë çështje, është marr si shembull rasti i Aleks Vishës. Ekstraduar në Gjermani për v jedhje, dëbuar në Shqipëri e më pas i rikthyer në Angli.

Aleks Visha është shqiptari më i përfolur për momentin në Angli pas fitores së bujshme gjatë një live në “TikTok” me një arab ndaj të cilit mori më shumë se 24 milion pikë.

Sipas “Daily Mail”, Aleks Visha nga Kolshi i Kukësit sfidoi qeverinë angleze e cila vitin e shkuar nënshkroi një marrëveshje me Tiranën për dëbimin e shpejtë të shqiptarëve ilegalë apo atyre të dënuar nga drejtësia angleze.

Shqiptari njihet për jetën luksoze që bën atje, ndërsa ka patur tre muaj heqje lirie në Gjermani. Dedektivi Mick Neville ironizoi sigurinë që ka Anglia, duke thënë se “kufijtë tanë kanë më shumë vrima se një sitë”.

Ai kërkon të hetohet se si shkoi në Angli një person i njohur për drejtësinë: “Ka kaluar kanalin me varkë apo ka përdorur dokumente të rreme?”

Ky rast, thotë ai, është shqetësues, ndërsa kërkon më shumë kontrolle në kufi, për të mbajtur larg kriminelët dhe terroristët.

 

Author: admin