Moderatorja Alketa Vejsiu ka zbuluar se është infektuar nga Omicron dhe po qëndron në izolim.
E pyetur nga ndjekësit për simptomat që ka pasur, Vejsiu e ka krahasuar Omicron të ngjashëm me një grip të lehtë.
“Si grip i lehtë, dhimbje fyti, kollë, pak debulesë! Më i lehtë se Covidi. Ndoshta ka ndihmuar dhe vaksinimi me dy doza, dhe fakti që e kam kaluar njëherë vjet Covidin. Tamponin nga hunda bëra unë”, ka treguar moderatorja.
Alketa do të duhet që të kalojë disa ditë në shtëpi, ndërkohë që çdo të hënë transmetohet programi i dashurisë që ajo drejton.
Më herët u infektuan dhe opinionistët e emisionit, Bleona Qerreti dhe Robert Aliaj, të cilët po ashtu thanë se e kaluan pa simptoma të rënda.