Alo policia, më kanë zënë në pritë’, arrestohet ish konkurrenti i programit të dashurisë

Ish-konkurrenti i programit të dashurisë “It’s my Love” në Kosovë është arrestuar nga policia. Bëhet fjalë për Dardin, i cili pasi bëri shaka me policinë në “Tik Tok” sikur i ka dalë dikush në pritë, është vënë në pranga.

Ai akuzohet për lajmërim të rremë dhe publikim të videos në Tik Tok.

Në një video-incizim, të publikuar në Tik Tok, ai telefonon policinë sikur po raporton një rast, por ai jep raportim të rremë.

“Policia e Kosovës, si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve intensive ka arritur ta identifikojë dhe njëherit ta arrestoi personin e dyshuar (D.M.), i cili ka bërë deklarim të rremë duke kontaktuar Policinë e Kosovës në numër emergjent për kinse nevojë për ndihmë policore dhe pastaj të njëjtat incizime i ka publikuar në Tik Tok, të titulluar (Dardi thirr policin).

Të gjitha hetimet dhe veprimet policore janë ndërmarrë në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent, ku ndaj personit të dyshuar është iniciuar rasti lajmërim apo kallëzim i rremë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Author: admin