Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük ka folur ditën e sotme për marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë, ku deklaroi se që nga e kaluara e deri më sot osmanët kanë ardhur në Shqipëri për të mbrojtur trojet shqiptare.
Murat Ahmet Yörük tha:
“Po ta shikojmë në aspektin historik Ballkani është një zonë e hapjes dhe përhapjes së natyrshme të shtetit osman. Lëvizjet osmane në Ballkan nuk ishin vetëm ushtárake, por edhe kulturore, historike, sociale dhe ekonomike. Në atë periudhë bota e krishterë po haste një përplásje të përgjákshme mes sekteve të tyre. Osmanët qëndruan pranë popujve ortodoksë që përbenin shumicën dërrmuese të rajonit. Osmanët erdhën këtu për të mbrojtur trojet shqiptare”.
Një deklaratë kjo paksa kontradiktore po t’u referohemi fakteve historike që nga koha e pùshtimit të Shqipërisë nga osmanët.