Analiza e protestës/ Kush humbi, kush fitoi dhe ç’ndodh më pas?

Pas më shumë se dy orësh përleshje të dhunshme në selinë e PD, me sende të forta, shkopa beisbolli, gaz lotësjellës, gurë dhe shkallë për të marrë kështjellën, të gjithë bëjnë një pyetje: Kush humbi dhe kush fitoi?

Përgjigjja e kësaj pyetjeje ka një plan të parë për atë çka ndodhi sot, një kuadër më të gjërë për atë se çdodh nesër me opozitën dhe retrospektivë për shikimin e ngjarjeve që nga 9 shtatori, dita kur Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën e shpallur non grata.

Humbi Berisha

Për ditën e sotme i humbur është berisha dhe mbështetësit e tij. Ata e pranuan dorashkën e hedhur nga Basha për të shndërruar në sfidën kryesore marrjen e selisë dhe nxjerrjen nga zyra të kryetarit të shkarkuar. Ata nuk e realizunan dot këtë qëllim dhe me të gjitha mënyrat që përdori Basha tregoi se nuk mposhtet kollaj. Pra nëse ai kishte vënë si qëllim kryesor jo votën e antarësisë, jo sondazhet e opinionit, jo ruajtjen e unitetit të PD, por mbajtjen e zyrës dhe selisë, ai këtë 8 janar e arriti objektivin. /Lapsi.al

Author: portali