Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Aleksandër Biberaj ka komentuar përjashtimin e Berishës nga PD dhe situatën aktuale në parti. Sipas Biberajt, Berisha do ta largojë Bashën nga drejtimi i PD, por më pas edhe Ramën si kryeministër.
“Besoj se Sali Berisha do të largojë Lulzim Bashën nga PD dhe më pas do të largojë edhe Ramën si kryeministër.
Në këto kushte që jemi sot, vendimi më i mirë që do të bënte Basha do ishte të bashkohej në garën për kryetar, të kandidojë për kryetar.
Sot Lulzim Basha është më i dobët, është më i dobët pas 8 janarit. Nuk jam me akuzat që Basha dhe Berisha i bëjnë njëri-tjetrit”, u shpreh Aleksandër Biberaj në emisionin “Shqip”./m.j