
Një faqe në rrjetet sociale me emrin e moderatores Arbana Osmani komentonte vazhdimisht ngjarjet e ndryshme në Big Brother. Kjo zgjoi shumë konfuzion tek fansat të cilat filluan t’i merrnin shumë afër zemrës komentet që bëheshin aty.
Për këtë ka reaguar vetë moderatorja ditën e sotme ku nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar që faqja sipër është fallso, nuk qëndron ajo pas saj dhe ka postuar profilin e vetëm që ajo zotëron ku thotë se nuk bën komente për banorët.
“E vetmja faqe zyrtare imja në Fb ku natyrisht nuk jam çmendur të komentoj ngjarjet e bbvip”, shkruan Arbana./korrieri.com.al