
Pasditen e sotme në Telebingo në emisionin “E diela Shqiptare”, ka ndodhur vërtetë një ngjarje e pazakontë dhe jashtë mase e trishtë.
Arditi gjatë telefonatave te zakonshme ku flet dhe luan me fituesit e Telebingos, sot ndodhi një ngjarje e cila kurrë më parë nuk ishte dëgjuar në këtë emision.




Ardit Gjebrea telefonoi një prej fituesëve të Bingos, papritur në telefon u dëgjua një grua e cila nuk përkonte me personin që kishte të shkruajtur emrin në biletë, më pas Arditi pyet se ku ndodhet zotëria që kishte të shkruar emrin në biletë.




Ajo i tha se zotëria në fjalë kishte ndërruar jetë këtë mëngjes, kjo stepi Arditin dhe gjithë stafin dhe publikun në skenë.
“I zoti i biletës v diq sot në mëngjes,”- tha gruaja duke qarë, gjë që bëri që të prekeshin edhe të pranishmit në studio.