
Pak ditë më parë, artistja e njohur shqiptare, Hueyda El Saied ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Ky lajm shokoi mbarë opinionin, duke pasur reagime të shtumta. Nuk munguan as personazhet e famshëm shqiptarë, shumë prej të cilëve ishin edhe miq të saj.




Ai i cili preku zemrat e të gjithëve ishte opinionisti Arjani Konomi, që postoi disa në kohë të ndryshme me të, duke shkruar: “Hueyda e shtrenjtë! Ike nga kjo jetë me aq elegancë, dinjitet, mirësi dhe me buzëqeshjen tënde plot shpirt që nuk e ndave asnjëherë! Një ditë do bashkohemi përsëri diku në qiell për të qeshur e festuar, dhe për të kujtuar si kemi qenë, dhe sa bukur e me sa dashuri kemi kaluar”.




Ndërsa, sot Arjani ka shkuar në Luksemburg, aty ku Hueyda prehet. Ai së bashku me djalin e artistes, Grabielin kanë shkuar në varreza. Nga ky moment prekës, Konomi ka ndarë edhe një video në Instagram, ku shihet teksa përshëndet me vogëlushi.