Robert Berisha është njëri ndër artistët më të përfolur në media rozë, teksa së fundmi ai ka folur në një intervistë për ish-partneren e tij, këngëtaren, Nora Istrefi.
I ftuar në emisionin “Pikë”, ai tregoi se si qëndron raporti me ish-bashkëshorten e tij, Norën dhe shumë gjëra rreth jetës së tij personale.
“Unë uroj që Nora dhe Renee të jenë të lumtura, dua vetëm lumturinë e tyre dhe vetëm për këtë do të këndoja në dasmën e Norës, nëse do të më ftonte”- është shprehur ai më herët kur është pyetur për ish-partneren, ka thënë Berisha.
Ndër të tjera, Robert Berisha ka treguar në një intervistë se përse nuk e ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e “Big Brother Vip”. Këngëtari tregoi se ka marrë ftesë një muaj para se të niste spektakli dhe vazhdon të marrë, por nuk do pranojë të hyjë.
“Të lë unë vajzën time dhe emisionin tim për të hyrë e për t’i bërë shoë Top Channel. Kur nuk paguhem nuk kam pse ta bëj”, u shpreh ai.
Më pas ia tha se se banorët “nuk marrin asnjë lloj pagese” duke qëndruar brenda në shtëpi dhe me shumë mundësi sipas tij ”nuk do marrin as çmimin e madh”.
“Pa para nuk ka qejfe. Asnjëri nga ata nuk paguhet aty dhe në fund nuk i dihet a i marrin ato 100 mijë euro, siç kanë ndodhur dhe vitet e kaluara. Në qoftë se unë do lë jetën time për të të bërë shoë ty, ti duhet të më paguash”, tha Robert Berisha.