Një regjistrim i dhjetorit të vitit 1990, ku ka një dialog mes Edi Ramës, Sali Berishës dhe Azem Hajdarit është zbuluar sot me dije në emisionin “Opinion”.
Tre të lartpërmendurit së bashku me piktorin Sali Shijaku kanë qenë në studion e një tjetër piktori të njohur të kohës, Ramadan Karanxha.
Ka qenë pikërisht ky i fundit që ka regjistruar me magnetofon dialogun, që është konfirmuar nga Rama, Berisha.
Nga kjo bisedë Blendi Fevziu ka publikuar këtë mbrëmje vetëm një pasazh të shkurtër:
Sali Berisha: Skandal…Shiko ne po përpiqemi me qejf, të moderuar që të mos kemi përgjegjesi per kete… po të jetë për përgjegjësinë le ta mbajnë keta..
Edi Rama: Ta mbajë le ta mbajnë, një gjë po ju them kjo që po bëhet nuk bëhet për frikë, po bëhet për tolerancë, nuk po bëhet për frikë, nëse këta tolerancën e marrin për frikë, bjeruni!
Berisha: Ouu. Bravo! Shumë të drejtë ke.