Basha ndan foto me demokratët e Fierit: Të çliruar nga hijet e të shkuarës dhe dinozaurët e tranzicionit

Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë foto nga takimi i sotëm me demokratët e Fierit. Basha shkruan se kjo ishte një ditë për t’u çliruar nga hijet e të shkuarës dhe dinozaurët e tranzicionit që i kanë mbajtur peng për shumë gjatë.

Ai thekson se demokratët kanë zgjedhur të ardhmen plot shpresë dhe besim përmes vlerave dhe vizionit të Partisë Demokratike.

“Ditë e mrekullueshme mes demokratëve të Fierit, të çliruar nga hijet e të shkuarës dhe dinozaurët e tranzicionit që për shumë gjatë na kanë mbajtur peng.

Demokratët kanë Zgjedhur Të Ardhmen, plot shpresë dhe besim se përmes vlerave dhe vizionit të Partisë Demokratike, ne do të sjellim ndryshimin që shqiptarët duan dhe meritojnë”, shkruan ai./abcnews.al./Shqiperia ime.com.al

Author: portali