Bashkëshortët zihen рër shtëрinë, gruaja – burrit: Do të të lë rrugëve deri sa të nхjerrësh kokën.

Rubrika “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan priti sot në studio rastin e Zhulieta dhe Astrit Avdi nga Korça.Konflikti bashkëshortor nis me një banesë të blerë në Korçë në vitin 2005 nga zoti Astrit Avdia. Për këtë objekt në një zyrë noteriale janë bërë dy palë dokumente, një kontratë në të cilën tekstet janë njësoj. Por, në këto dokumente, në njërën qëndron firma e Donika Avdi, kunata e zotit Astrit, e cila banon në shtëpinë në fjalë.

Në vitin 2005 Astriti ka nënshkruar një kontratë shit-blerjeje me çiftin Karafili, të cilët kanë ndërruar jetë.

Në vitin 2011 Astriti ka nxjerrë një certifikatë pronësie dhe Avniu, vëllai i tij, pavarësisht se paratë janë paguar nga Astriti, ka thënë se shtëpia i përket atij. Në këtë moment, hapet një gjyq mes vëllezërve për lirim dhe dorëzim sendi, me një pretendim nga Avniu se prona është e tij përderisa në të gjendet firma e bashkëshortes, Donikës. Në hipotekë ndodhet kontrata e firmosur nga Astriti, ndërsa në gjykatë ndodhet ajo e firmosur nga zonja Donika Avdi.Eni Çobani: Vendimi i gjykatës Korçë rrëzon pretendimin e Astritit dhe prona del në origjinë, te zoti Agron Karafili duke mohuar pagesën dhe është kërkuar një dokument që provon se në datën e firmosjes ka qenë prezent te noterja, e cila thotë se nuk e mban mend këtë. Ke pranuar këtu që ke qëndruar në Belgjikë dhe në një nga pikat e bëra nga gjyqtarët, kërkohet që ju të vërtetonit faktin, njëherë, ke qenë në Gjykatën e Apelit?Astrit: Kemi qenë të dy. E pyeta Avniun, “më jep kartën”, “nuk e kam”, “ku e ke avokatin?”, “nuk e di”. Unë jam shumë i revoltuar, më beso. Katër vjet më ka lënë rrugëve mua kjo.

Zhulieta: Të kam lënë e do të të lë derisa t’ia nxjerrësh kokën muhabetit.Astrit: Të të vijë turp kur ti e humb besimin. Kam punuar 10 vjet në minierë për ty dhe mua më sjell këtu, të të vijë turp.Zhulieta: Këto kulaçkat që ke bërë ti me Donikën, shko e haji tani./tvklan.al./asutimes.com

 

Author: portali