
Milaim Zeka ishte së fundmi i ftuar në “Shqipëria Live”, ku u diskutua tema “Sa të rrezikuara janë gratë nga ngacmimet seksuale në institucione?”.
Miliami tregoi se shefja e tij e kontrollonte në çdo hap, me kë dhe kur dilte. Nisur nga kjo, gazetari i kishte thënë se mund të kryenin marrëdhënie sa herë të donte ajo, mjafton mos ta kontrollonte.




“Shefja ime çdo ditë më terrorizonte. Thoshte se mbrëmë ke qenë në filan lokal, me filan kolegen, po shkon me këtë. Një ditë i kam hyrë në zyrë dhe i kam thënë “Dëgjo, sa herë të duash bëjmë seks bashkë, por mos ma kontrollo jetën private, mos më terrorizo”, u shpreh ai.