Berisha: Brenda selisë njerëz me armë, Basha i nxori me mjetet e tij

Ish-Kryeministri Berisha ka hedhur akuza ndaj Lulzim Bashës se brenda selisë së partisë një ditë më parë ka patur njerëz të armatosur. Në një dalje përpara selisë së PD-së këtë të dielë, Berisha tha se BAsha gjithashtu ka bashkëpunuar me policinë për arrestimin e demokratëve.

“Ka ndejtur mbrëmë ka bërë lista të demokratëve që të arrestoheshin dhe ka fshehur vrasës në seli. Të dhëna të sigurta që Basha ka nxjerr armët e tyre jashtë me mjetin dhe mjetet e tij, që nëse policia do të imagjinonte të hynte, me forcë, që në fakt s’do të hynte se ata janë nji, të mos i gjente brenda”, tha Berisha./Opinion.al

Author: admin