
E ndërsa një prej themeluesve të PD-së është nesër në qendër të Kuvendit të jashtëzakonshëm të kësaj partie, drejtuesi i saj Lulzim Basha është në një tjetër gjendje.
Vetëm pak minuta më parë në media nis të qarkullojë ftesa që kryetari Basha u bën demokratëve në ditën e themelimit të Partisë Demokratike, 11 Dhjetor. Ai i fton të jenë pjesë e kremtimit të kësaj date në selinë e Partisë Demokratike.




“Demokracia u transformua në një ideal të pathyeshëm ku vlerat dhe liria e shqiptarëve triumfuan mbi gjithçka. Le të kremtojmë së bashku këtë ditë të shënuar”- shkruhet në ftesë.