
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur në ‘Foltoren’ me shqiptarët në Amerikë se pak ditë pasi u shpall “non grata” në SHBA nga DASH, i është drejtuar me një letër Sekretarit të Shtetit Blinken.




Berisha tha se në përgjigjen e DASH shkruhej se burimi të dhënave kishin qenë raportet sekrete të qeverisë shqiptare dhe mediat që sipas ish-kreut të PD, kontrollohen nga Rama.




“ E vërtet është se më 14 maj unë jam shpallur “non grata” nga sekretari i shtetit Blinken, por më 19 maj unë i kam dërguar një letër ati ku i them se ju jeni keqinformuar zoti Sekretar nga lotimi korruptim i Edi Ramës dhe Sorosit. Tre ditë më vonë DASH do të pohonte se burimi të dhënave ishte MGO e Sorosit dhe raportet sekrete të qeverisë shqiptare dhe mediat e kontrolluara prej tij”,-tha Berisha./Opinion.al