Big Papi ndez clubin e njohur shqiptar në Zvicër

Big Papi ndez clubin e njohur shqiptar në Zvicër

Ai është një reper i njohur e mjaft atraktiv me një super stil. Ky është Big Papi e mësojmë se ka qenë pak ditë më parë i ftuar në shtëpinë e madhe të shqiptarëve në diskotekën Rinora 4. Në fotot që ne i kemi siguruar shohim se si reperi e ka ndezur fort skenën me hitet e tij ku nga publiku është pritur mjaft mirë. Në fakt vetë reperi falenderon shumë publikun por edhe pronarët dhe menaxherët e këtij super ambienti për përkrahjen që gjithmonë u japin artistëve shqiptar në Diasporë. E si e ka ndezur dhe si ka qenë atmosfera në momentin që reperi Big Papi ishte në skenë më se miri e tregojnë fotot./PortaliShqiptar.com

 

Author: portali