
Të gjithë i shohim videot e shkurtra që ndryshe njihen si “vines” në rrjetet sociale, por a e keni menduar sa para fiton personazhi i tyre nga shikimet?!
Çdo “views” përkthehet në para për personazhet e këtyre videove dhe një ndër ta është edhe Jake Paul.
Ai poston video të shkurtra në rrjetet sociale, por është edhe këngëtar.




Në korrik të këtij viti fqinjët e tij e kërcënuar se do ta vrisnin dhe ai vendosi të shpërngulej, por jo në ndonjë apartament modest dosido.
20-vjeçari Jake Paul ka blerë një supershtëpi me vlerë 6.9 milionë dollarë në Calabasas të Los Angeles.
Paul ka pasur gjithnjë probleme me fqinjët e tij, të cilët e shohin si një person tejet shqetësues për ta, por me siguri që këtë ndërtesë nuk do ketë kohë t’ju shkaktojë telashe fqinjëve, sepse i ka mjaft larg siç duket në foto.