Bora Zemani ‘këput gafën’ gjatë emisionit, reagimi i konkurrentit i çudit të gjithë

Rrushja ka zgjedhur Mevlanin për këtë javë në “Për’puthen”. Takimi i tyre nisi në mënyrë të pazakontë, me një shaka të pazakontë, e po ashtu u mbyll.

Teksa komentohej në studio, në vend të emrit të Rrushes, moderatorja Bora Zemani u ngatërrua, duke thënë emrin e Ledjanës. Ajo kërkoi falje, por momenti u kalua me shumë të qeshura.

Megjithatë, reagimi i Mevlanit i çuditi të gjithë. Ishte Ana Lleshi ajo që vuri re se ai u prek, madje dhe u përlot.

“Mos na hapni plagë të vjetra”, tha ai, ndonëse nuk i diskutua për shumë gjatë, pasi ishte fundi i puntatës./Shqiperia ime.com.al

Author: portali